Sejdiu: Bredhi i këtij viti, përmbushjen e dëshirave për pavarësi
Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ndriçuan dje bredhin e festave të fundvitit, - “Bredhin e Pavarësisë”
I cilësuar si Bredhi i Pavarësisë, kjo traditë e vendosjes së tij është filluar nga Presidenti Rugova në sheshin që mban emrin e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në shenjë të nderimit të festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, që në Kosovë kremtohen bashkërisht nga të gjithëqytetarët pa dallim besimi fetar.
Kjo traditë po vazhdohet nga Presidenti Sejdiu , i cili me rastin e vendosjes së Bredhit të Pavarësisë“, në këtë vit, ndër të tjera theksoi se sivjet ky bredhë është pjesë e përmbushjes së dëshirave të popullit të Kosovës për pavarësi.
“Këtë vit kemi kurorëzimin e vullnetit politik të popullit, dhe është mirë që sot të gjithë së bashku qytetarët , institucionet dhe miqtë e Kosovës e mbajnë mend këtë vit si vit i mbarë për Kosovë që do t’i japë gjallëri të veçantë zhvillimeve të reja që do t’i kemi në vitet që do të vijnë, si vit i dëshmimit të Kosovës për paqe dhe harmoni”.
Gjithashtu, Presidenti Sejdiu duke komentuar idenë që bashkë me bredhin tradicional këtë vit është edhe Globi botëror tha se kjo është një ide e mirë që shprehë lëvizjen tonë në proceset e integrimeve”.