Peqin, vetëvaret në qeli i dënuari 27-vjeçar

Një 27 vjeçar u gjet i vetëvarur, në qelinë e burgut të sigurisë së lartë në Peqin ku ai vuante dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes së tij. Sipas policisë, "I dënuari Artan Halili u gjet i vetëvarur me çarçaf tek dritarja e qelisë, rreth orës 00:20 të ditës së sotme. Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.Sipas policisë, Artan Halili, lindur në fshatin Kryezjarth dhe me banim në lagjen "11 Nëntori" në qytetin e Elbasanit, vrau katër vite më parë, për motive xhelozie, bashkëshorten e tij Antoneta Halili.