Kakavija gati per Pashket Ortodokse

Ardhja e Pashkëve ortodokse përkthehet ndryshe për pikën kufitare më të madhe në jug të vendit, atë të Kakvijës, si fluks i madh emigrantësh, që kthehen në vendin tyre për të festuar me familjet këtë festë fetare. Duhet theksuar se kjo pikë kufitare në rast fluksi përpunon deri në 100 mijë persona në pak ditë. Për këtë drejtori i kufirit dhe migracionit Thimi Remçka bëri me dije se pika kufitare e Kakavijës është gati të përballet me çdo fluks duke rritur numrin e personelit dhe të sporteleve.
Për çdo sezon në kufi përballemi me fluks të ndjeshëm emigrantësh që zgjedhin këtë pikë kufitare dhe radhë e gjata kryesisht në anën e palës greke që shumë herë ndërpret edhe procesin e punës. Për këtë janë zhvilluar takime me palën greke, e cila ka rënë dakort për një bashkëpunim të mirëfilltë në mënyrë që në pikën e kalimit kufitar të mos ketë udhëtare në pritje.