E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha njofton heqjen e gjendjes se Emergjencave per zonat e bllokuara

Shqipëria nga sot nuk është më në gjendjen e emergjencës, e cila u shpall pothuasje një muaj më parë në 12 shkurt, si shkak i situatës së krijuar në zonat verilindore dhe juglindroe të vendit nga dëbora e madhe. Kryeministri Berisha mblodhi për herë të fundit komitetin ndërministror për përballimin e situatës dhe vlerësoi si mjaft të suksesshme aksionet e organizuara nga cilat tha ai, përfitoi çdo person që kishte nevojë gjatë kësaj situate. Në fjalën e tij kryeministri Berisha falenderoi në menyre të veçantë të gjitha kompanitë, shoqatat e biznesit, organizatat fitimprurëse, komunitetin ndërkombëtar dhe individët që kontribuuan me ndihma ushqimore, materiale dhe financiare duke e vlerësuar këtë si një tregues të madh të solidaritetit në ndihmë të komunitetit në nevojë.
“Ne dolëm nga situata kur asnjë qytetarë i vetëm që kërkoi ndihmë nuk mbeti pa e marrë atë. Dolëm nga kjo situatë pa dëme serioze materiale, pa dëme të ndejshme në gjënë e gjallë të këtyre zonave, dëshmi kjo e shkallës së përgatitjeve të mira që kanë bërë familjet e këtyre zonave për dimrin, që nuk e prisnin në asnjë rrethanë kaq të rëndë”-tha shefi i qeverisë
Por në këtë adresim kryeministri Berisha shprehu të gjithë keqardhjen e tij për sjelljen e opozitës e cila edhe njëherë nënvizoi ai, dështoi në parashikimet e saj apokaliptike për vendin.
“Shqiptarët e kaluan këtë dimër deri tani pa asnjë katastrofe. Uroj që shoku ciu-ciu të nxjerrë mësime se nuk ndërtohen alternativat vetëm mbi të keqen, edhe kur është, edhe kur s`është, se ja që nuk doli asnjë prej atyre që paralajmëroi ai. Sikur borën ta kishte sjellë qeveria, digat t`i kishte shterë energjia, nuk janë shqiptarët ata që mund t`i besojnë këto gjëra. I uroj sot që ta lexojë këtë muaj që shkoi me zhvillimet e tij që të nxjerrë mësime”-theksoi Berisha
Së fundi kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi këtë mbledhje për t’i bërë thirrje të gjithë drejtuesve vendorë që të aplikojnë me projekte konkrete për të përfituar nga fondet e zhvillimit rajonal, afati i fundit për të cilat është data 2 prill. Pas kësaj date paralajmëroi kryeministri nuk do të pranohet më as edhe një kërkesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›