E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e konflikteve viktime-kundravajtes

Delegacioni i Bashkimit Europian së bashku me UNICEF përmes një programi të ri 20 mujor mbështet ndërmjetësimin e zgjidhjes së konflikteve për të miturit, të rinjtë dhe të rriturit që janë në periudhë prove. Në një vit e gjysmë punonjësit e Shërbimit të Provës kanë referuar 98 raste konfliktesh në shërbimin e ndërmjetësimit, 80 prej të cilave janë zgjidhur, ndërsa të tjera janë në process trajtimi.  Ditën e sotme u zhvillua një takim me pjesmarrjen e Shërbimit të Provës, UNICEF, BE dhe Shërbimi i Ndërmjetësimit, ku u prezanruan synimet e programit, shtrirja e tij dhe grupet përfituese. Ky program ka për qëllim drejtësinë restauruese për të dënuarit që kanë konflikte e probleme me viktimat apo me familjarët e viktimave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›