Kakavijë- arrestohen dy grekë për fshehje të ardhurash
Janë ndaluar sot në pikën kufitare në Kakavijë dy shtetas grekë nga policia shqiptare. Ata janë Kostandinos Iljazi dhe Ioansi Itousat, të cilët akuzohen për fshehje të të ardhurave. Pasi ishin duke udhëtuar më një shumë parash prej 450 mijë euro dhe nuk kanë dashur ta deklarojnë atë. Por në Shqipëri ekziston ligji që nuk mund të kalosh kufirin me më shumë se 9990 euro. Ndërsa ata kishin me vete shumën prej 450 mijë euro. Për këtë arsye Policia ka vendosur të hetojë aktivitetin e tyre në Tiranë.