E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje- vret gruan nga xhelozia

Krimi godet familjen shqiptare, një burrë vret me thike gruan per xhelozi. Ngjarja e rende ka ndodhur sot ne Lushnjë ne lagjen "Kadri Gjystri" ku si pasoje ka mbetur e vrare nga dora e burrit te saj Feride Cela 46 vjec dhe plagosur nje person tjetër ndërsa ne pranga ka rene Artur Cela 47 vjeç. Policia ben te ditur se shkak per konflikt ka qene xhelozia e burrit ndaj gruas. Ne grindje e siper burri ka rrëmbyer thikën dhe ka vrare bashkëshorten, Feridene e cila ka vdekur nga plaget e marra. I plagosur mbeti dhe shtetasi Lirim Cela i aferm i autorit pasi ndërhyri per te ndare ciftin qe grindej. Policia mundi te vere ne pranga autorin e krimit, Artur Celen per te cilin rendon akuza e vrasjes me dashje. Policia vazhdon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›