E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Arrestim për trafik të lëndëve narkotike

 

Janë arrestuar nga policia në flagrancë ndërsa ishin duke transpotuar 5 kg lëndë narkotike, 2 prej të cilave kanë qenë heroinë. Shtetasit e arrestuar janë Spartak Zeneli, 37-vjeç dhe Altin Balla, 29-vjeç. Arrestimi i tyre është bërë i mundur gjatë një operacioni të Drejtorisë së Luftës kundër

Krimit të Organizuar. Lajmi bëhet i ditur nga një konferencë për shtyp nga zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë pasi po punohet për të gjetur orgjinën e mallit dhe për të zbuluar se si shitej. Droga kishte destinacion Tiranën. Ndërkohë që personat e arrestuar kishin kohë që hetoheshin për trafik të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›