E Diel, 1 Nëntor 2026

Briza- Maqedonia, plotëson kushtet për në NATO

 

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Metju Briza ka deklaruar në Athinë se Maqedonia i plotëson kushtet për t'u anëtarësuar në NATO, por duhet të zgjidhë çështjen e emrit më Greqinë.

Deklarata e tij u bë gjatë qëndrimit në Athinë, pas një takimi më shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojanis.

Bakojanis ka deklaruar se Greqia do të përshëndeste anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, atëherë kur kjo e fundit të zgjidhë cështjen e emrit.

Ndërkohë që Briza tha se SHBA kanë mirëkuptim për reagimin grek, por sipas tij duhet të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›