Gërdeci: Braçe implikon Topin
Gërdeci: Braçe implikon Topin
Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Erjon Brace, ka reaguar nje dite pas intervistes se kryeministrit Berisha për televizionin britanik BBC ne emisionin "Hard Talk". Sipas Braces, Berisha ishte ne dijeni per transportin e municioneve qe ne 13 shkurt, ku fabrika u furnizua me 200 ton municione. Kësaj radhe akuzat e Braces kane perfshire dhe presidentin Topi dhe parlamnetin, te cilet sipas tij jane te përfshirë ne këtë krim pasi ishin ne dijeni per fabriken e municioneve.
Erion Braçe ka deklaruar se Opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për debat me kryeminstrin Berisha në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Ai deklaroi se 'intervista e Berishës në BBC demaskoi botërisht gënjeshtrat e Kryeministrit. Në 13 shkurt Berisha u informua për transportin e municioneve në Gërdec'. Nenkryetar i Grupit Parlamentar të PS-së kërkoi që kryesia e kuvendit të mos zvarrisë raportimin e kryeminstrit për këtë çështje.