E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji, të huajt primare punësimin e shqiptarëve

 

Në një biznes ku kanë investuar të huajt, shtetasit shqiptarë do të kenë prioritet për t'u punësuar. Ky është thelbi i projektligjit që u miratua para dy ditësh në Këshilline Ministrave, propozuar nga Ministria e Punës. Sipas ministrit të Punës, Kosta Barka leja e punës për të huajin si punëmarrës, lëshohet duke mbajtur parasysh zhvillimet dhe nevojat e tregut të punës në Republikën e Shqipërisë, pas testimit të vendit tëlirë të punës. "Autoriteti shtetëror përgjegjës, përpara miratimit të kërkesës së një të huaji përplotësimin e një vendi të lirë pune, duhet të bëjë vlerësimin, nëse ky vend mund të zihet nga disa kategori", pohon Barka, duke shtuar se këto kategori janë punëkërkues të papunë shqiptarë dhe disa kategori të tjera. Sipas tij, kërkesa për plotësimin e një vendi të lirë pune bëhet publike nga punëdhënësi, apo autoritetet shtetërore përgjegjëse, për një periudhë të paktën katërjavore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›