E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, 5 mijë shtetas kanë hyrë në kufi brenda 24 orëve

Fluks emigrantësh në Kakavijë pas zgjidhjes së problemit të toponimeve. Në 24 orët e fundit, nga policia kufitare raportohet se në territorin shqiptar kanë hyrë 5 mijë persona dhe 1 mijë makina.

Burime nga pika kufitare e Kakavijës bëjnë me dije se numri më i madh i emigrantëve të cilët kalojnë traun e doganës,është shenuar gjatë orëve të para të mëngjesit,kjo për të evituar edhe temperaturat e larta.

Gjithashtu mësohet se në doganën e Kakavijës, pala shqiptare është duke punuar me 8 sportele me qëllim eleminimin e radhëve të gjata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›