Banka e Shqipërisë: Euro zhvlerësohet gjatë fundjavës 0.15 lekë
Shtimi i turistëve dhe emigrantëve ka ndihmuar në forcimin e monedhës vendase
Me vështirësi, monedha vendase po forcon pozitat e saj në treg. Java nisi me një vlerësim të lekut ndaj monedhës europiane, ku një euro u këmbye me 139.66 lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me fundjavën euro u zhvlerësuar 0.15 lekë. Monedha e përbashkët rezistoi edhe në ditët e nxehta të gushtit, Por, shtimi i emigrantëve dhe turistëve së fundi, e rriti kërkesën për lekun e në të njëjtën kohë shtoi praninë e euros në vend. Forcimi i lekut pritet të vazhdojë edhe ditët e ardhshme, pasi me mbylljen e muajit të ramazanit po rritet fluksi i pushuesve kosovarë. Zhvlerësimi i monedhës europiane, u shoqërua me një rritje të lehtë të vlerës së dollarit amerikan. Të hënën ai u kuotua mbi 105 lekë.