E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti t’i kthejë në detyrë anëtarët e larguar të KQZ

13-08-2013 / Gazeta 55

Flet anëtari i KQZ, Klement Zguri
 
Tre anëtarët e KQZ, të zgjedhur nga partitë e koalicionit të majtë, mund të kthehen në vëndet e lëna bosh, qysh prej muajit prill. Anëtari i KQZ, Klement Zguri, në një prononcim për mediat, se do të jetë zgjedhje e parlamentit të ri, mënyra se si do të operohet me tre vendet bosh në KQZ, por neni përkatës në Kodin Elektoral, nuk e pengon kthimin Albana Shtyllës, Denar Bibës e Ilirian Muhos si anëtar të këtij institucioni. “Nuk ka një vendim për përjashtimin e tyre për t’i përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme kështu që në raste se ata do të kenë arsye për të ardhur munden ta bëjnë dhe puna do të zhvillohet normalisht. Nuk është normale për derisa ligji parashikon një gjë të tillë. Pse jo kam vënë re që personalitete të ndryshme ka patur situata të ndryshme ka pasur situata të ndryshme që mund të merret një aksion i tillë. Gjithsesi i përket në mënyrë absolute atyre dhe është në vendimin e tyre për ta parë dhe për ta gjykuar një situatë të tillë". tha Klement Zguri. Mungesa e tre anëtarëve të KQZ përgjatë gjithë procesit zgjedhor, sipas Zgurit nuk e ka cenuar standardin e këtyre zgjedhjeve. Ai tha se mungesa e tyre shkaktoi vështirësi, por komisioni i administrimit të zgjedhjeve funksionoi brenda standardeve ligjore.  "Katër antarët e ngelur kanë bërë maksimumin e mundshëm brenda kompetencave dhe ligjit për të zhvilluar një proçes me standarde dhe brenda kërkesave të ligjit për zgjedhje standarde. Besoj që ia kemi arritur, ka qënë një sfidë e madhe jo vetëm për ata që ne kemi kompetencë por edhe për ta zhvilluar dhe për ta organizuar një proces zgjedhor por edhe për shkakun e mungesës së tre antarëve tonë gjë që na ka vështirësuar në mënyrë situatën, punën gjithsesi ajo që është kërkuar nga ne KQZ-ja e ka bërë”, tha Klement Zguri.
Ilirian Muho anëtar i KQZ i zgjedhur nga LSI, u largua nga ky post me votat e mazhorancës në parlamentin e shkuar. Ky vendim erdhi pas largimit të LSI nga koalicioni me PD. Ndërsa Muho u zëvendësua me Klement Zgurin, anëtar i zgjedhur nga koalicioni i djathtë, dy anëtarët e tjerë të zgjedhur nga PS në KQZ, Albana Shtylla e Denar Biba, dhënë dorëheqje. Pak ditë më pas të njëjtin vendim mori edhe anëtari i zgjedhur nga PBDNJ, Jani Jani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›