E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomi/Rimëkëmbet kërkesa për veshje. Menaxherët: Veçanërisht për markat e njohura

13-08-2013 / Gazeta 55

Rritja e kostos së jetesës i ka shtyrë shqiptarët të jenë konsumatorë të kujdesshëm e të shpenzojnë me zgjuarsi. Për të blerë veshjet e preferuara presin periudhën e uljeve. Më saktë dynden në dyqane sapo të fillojnë uljet, kështu blejnë më lirë, por mbi të gjitha gjejnë produktet që duan. Sigurisht, kërkesave për veshje,të cilat po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt një tregu të organizuar, u afrohen edhe politikat e menaxherëve të shitjeve. Jo vetëm ulje, por edhe argëtim, shorte, e atë që menaxherët e quajnë përkëdhelje të klientit. Ky ka qenë faktori kryesor i rezultateve pozitive të një prej grupit më të madh të tregtimit të veshjeve në vend. Prirja për të kursyer është masive, por mos u habisni nëse u themi që disa prej veshjeve të koleksionit vjeshtë dimër nuk i gjeni më në dyqanet e qendrave tregtare, pasi blenë menjëherë. Të njëjtin fenomen e gjejmë tek veshjet e fëmijëve. Blerje të pashmangshme…pasi fëmijët për fat sa vijnë e rriten, e po kështu duket se do të rritet edhe pesha e tyre në portofolin e shpenzimeve familjare.
Për kë do ngjyra, stile, e të përfitojë deri në fund nga uljet, muaji gusht është muaji i blerjeve të mëdha. Në rrjetet e organizuara të shitjeve, uljet do t’ju shoqërojnë deri në ditën e fundit të gushtit, megjithatë nuk ju garantojmë se do të gjeni masën, modelin apo ngjyrën tuaj të preferuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›