E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të shmangen favorizimet preferenciale në biznese, duhet të ketë një sistem fiskal transparent”

13-08-2013 / Gazeta 55

Biznesi: Qeveria e ardhshme të ndërtojë një marrëdhënie të drejtë me biznesin

Pa presione, por përmes një dialogu. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kërkon nga aleanca e majtë e cila merr mandatin qeverisës në shtator të shlyejë borxhet ndaj biznesit. Klima e biznesit në vend është shumë e pafavorshme dhe për të rritur sigurinë e sipërmarrjes dhe krijimin e mundësive të reja për biznesin, Nikolin Jaka, thotë se një nga alternativat është dhe dialogu me bankat e nivelit të dytë për të marrë kredi, ku si grant do jetë qeveria. “Ka rreth dy vjet që ngre zërin e tyre fuqishëm për shlyrjen e tyre ndaj biznesit. Sepse është një ngërç, një bumerang që i kthehet biznesit në punët e tij të përditshme. Sipërmarrja private, përfasitë e biznesit, Dhoma e Tregtisë janë të gatshme të ulen dhe të dialogojnë me qeverinë për të parë rrugët më të mira të mundshme për zgjidhjen e këtyre probleme që është shlyerja e detyrimeve, mbase edhe në propozime konkrete, pasi ne kemi propozimet tona, siç është dialogimi me bankat e nivelit të dytë, ku këto kredi përsipër nga bankat e nivelit të dytë me interesa, pasi duke qenë shteti garant, edhe përqindja duhet të jetë e ulët. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, zoti Jaka tha se me mjaft shqetësim në vend shihen kreditë e këqija që kanë arritur nivelin 25%. “Këtu nuk duhet të harrojmë një trajtim të kujdesshëm që duhet t’i bëjmë kredive të këqija. Unë mendoj që, reformat që po ndërmerr banka e Shqipërisë, jo vetëm që janë të vonuara, por nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur ngërçin apo për të zgjidhur atë që ka përfshirë sipërmarrjen shqiptare në rritjen galopante të shifrave të kredive të këqija. Realisht do të jetë një kujdestar për atë çfarë ka ndodhur, por edhe do të marrë masat që të kemi një ekonomi të shëndetshme dhe një ekonomi të shëndetshme”- u shpreh ai. 
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë propozon një marrëdhënie të re qeveri-biznes, që ai e quan një marrëdhënie të munguar gjatë qeverisjes së të djathtës. Duke i rekomanduar kështu aleancës së majtë që për të tillë bashkëpunim duhet të shmangen favorizimet preferenciale në biznese dhe duhet të ketë një sistem fiskal transparent.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›