E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nuk mban premtimet për programin 300 ditore, digjet afati

13-08-2013 / Gazeta 55

Kanë kaluar 20 ditë nga afati që Edi Rama pati deklaruar përpara medieve se do të shpjegonte programin e qeverisës PS-LSI. Edi Rama e premtoi vetë gjatë mbledhjes së parë të grupit të ri parlamentar socialist që u mbajt në fillim të korrikut, ku u shpreh se brenda trejavëshit të parë të muajit korrik programi do të bëhej publik, çka në fakt kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë prej skadimit të këtij afati ai nuk është bërë publik. Për hartimin e programit qeverisës dy partitë e majta ngarkuan respektivisht Ilir Beqen dhe Edmond Haxhinaston që binin dakord për aksin e reformave. Por siç është bërë publik PS dhe LSI nuk e kanë gjetur dakordësinë për reformën që do të kishte “shëndetësi falas për të gjithë”, pa paguar edhe kontributet, pasi Edmond Haxhinasto ka deklaruar se kjo është e pamundur. Ndërsa për legalizimet falas, për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, uljen e taksave për 95 % të shqiptarëve dhe vendosjen e taksës progresive.  Me një llaf qeveria pritet të fillojë punë pa pasur një objektiv madhor, ndërsa në planin afat shkurtër Edi Rama do të ndryshojë arkitekturën shtetërore me spastrimet në ministri dhe agjencitë  e pavarura. Ai krijoi nga hiçi 5 ministri të reja për të kënaqur burrin e ish-gruas, apo ministra njerëz të ardhur në PS rishtas.
Megjithatë duhet thënë se ishin të pritshme këto “propozime” për ndryshime strukturore nga ana e Ramës dhe kjo për dy arsye. E para ka lidhje drejtpërdrejt me revanshin që po përgatit Edi Rama në administratën shtetërore dhe kjo gjë do të bëhet vetëm me ndryshime strukturash dhe ngritje të ministrive të reja sepse në këtë mënyrë mund t’u shmanget padive të shumta gjyqësore të panafakëve të shkarkuar padrejtësisht që do të bllokonin sistemin gjyqësor. E dyta arsye ka lidhje me të parë. Spastrimet në administratën aktuale do të jenë të shumta por jo aq shumë sa për të kënaqur turmën e militantëve që iu është premtuar punë dhe privilegje të reja. Pra, Edi Rama mendon se ngritja e pesë ministrive të reja do të punësojë një masë të madhe militantët dhe klientët e Rilindjes. Dhe ky është i vetmi program. 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›