E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, arrestohet i kërkuari

Nga burimet e policisë mësohet se shtetasi Gjon Pera ka rënë në pranga pasi u identifikua nga sistemi “TIMS” ndërkohë që ishte duke hyrë në territorin shqiptar nga pika doganore e Kakavijës.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Pera ishte dënuar në mungesë me burg pa afat nga gjykata e Durrësit, për shkak të pjesëmarrjes në trazirat e disa kohëve më parë në fshatin Hamallaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›