BE apel Ballkanit: Kujdes korrupsionin

"Gjate viteve te fundit ne rajon, jane arritur disa perparime", deklaroi komisioneri evropian i ngarkuar me Drejtesine, Jacques Barrot, gjate nje mbledhjeje jozyrtare ne Zagreb perpara ministrave te Drejtesise dhe te Brendshem te vendeve te Ballkanit.
"Ne te njejten kohe, sfidat e perbashketa, si nevoja per te forcuar luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, duhet te mbahen parasysh ne menyren e duhur", shtoi ai.
Duke i pergezuar keto vende si: Shqiperia, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, si dhe Kosova, per perparimet e arritura, ai kritikoi pranine, ne nivele te ndryshme, ne keto territore te korrupsionit dhe te krimit te organizuar.
"Ky eshte nje moment shume i rendesishem per vendet tuaja, per te forcuar autoritetin gjyqesor dhe efikasitetin e policise. Ju kerkojme t'i vazhdoni keto perpjekje", deklaroi ai.