E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mësuesve do ju bëhet rroga 700$. Nuk e realizova dot premtimin për votën e 16-vjecarëve

TIRANË-“Pagat e arsimtarëve do të jetë 700 dollarë”. Kështu premtoi sot kryetari i qeverisë, Sali Berisha, pas vizitës në shkollën e mesme profesionale “Karl Gega’ ku garantoi se do të bëhet gjithçka për vendosjen e arsimit profesional në piedestalin e merituar dhe do ta mbeshtese biznesin me fond te vecante per financim.

Më tej kryeministri theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për pagat e arsimtarëve.
“Roga e arsimtarit do jetë 700 dollarë. Pse përparësoj rrogën tuaj se asgjë nuk ka më të rëndësishme për Shqipërinë e shqiptarët sesa gara e dijes dhe sesa vendosja e Shqipërisë në garat e dijes”.

Kundrejt akuzave të opozitës që deklarojnë se mësimdhënia nuk ka përparuar, Berisha se këto janë absurditete.
“Ata që deklarojnë se nxënësit hyjnë si dele në klasë, se janë analfabete, u them se këto janë absurditete se mësuesit tanë sot kanë dije, përmirësojnë dijet dhe po formësojnë një sistem arsimor. Por sistemet tona po formësojnë praktika të reja në rritjen e cilësisë s tyre. U them këtyre zotërinjve se Shqipëria në vitet 2005 kishte nivelet më të ula në botë sa i përket përqindjes së të diplomuarve në universitete. Kjo përqindje ishte 3.4%, ndërkohë që bota e qytetarëua e kishte nga 25 në 32 %”.

Me pas ai ka nxitur të rinjtë të cmojnë arsimimin profesional, duke e kosnideruar si një zgjedhje e mençur që bën afrimin më të mirë me tregun e punës.

“Ne duhet të rindërtojmë sistemin e arsimit profesional, që për rrethana të caktuara njohu kolaps të plotë, pasi në masën 90% ishte orientuar drejt bujqësisë, ne kemi bërë e po bëjmë gjithçka për ta vënë në piedestalin që meriton këtë arsim. Garantoj të rinjtë dhe prindërit se zgjedhja e arsimit profesional është zgjedhje e mençur. Për ju ka shumë uri tregu”- tha Berisha.

Sipas tij, këta të rinj kanë fat të madh se marrin një profesion të shkëlqyer, që bëhet për ta mbështetje e fuqishme për të ndërtuar jetën në mënyrën më të mirë.

Vota e 16-vjecareve
Kryeministri deklaroi sot se do të luftojë gjithë jetën që 16-vjecarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Sipas Berishës, kundërshtarët ndaj këtij propozimi duhet të njihen me punën e shkollës “Karl Gega”, që të binden se 16-vjecarët duhet të votojnë.
“Kësaj radhe nuk u bë e mundur që 16 vjecarët të marrin pjesë në votime, atyre që e kundërshtuan votimin për 16-vjecarët, ju propozoj të vijnë në këtë shkollë të shohin se cfarë bëjnë cfarë janë të aftë të prodhojnë të bëjnë 16 vjecarët në këtë shkollë e mbarë shqipërinë. Do luftoj gjithë jetën derisa 16 vjecarët të votojnë në Shqipëri”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›