15 raste të identifikuara me malarje, drejtori i ISHP: Nuk ka vend për panik, ja situata
TIRANË- Prania e mushkonjës anophele, e cila mbart dhe malarien pas 50 vjetësh në jugun e Shqipërisë, ka ngritur në këmbë strukturat shtetërore ditët e fundit.
Drejtori i ISHP-së, Adrian Hoxha, në një konferencë për shtyp sqaroi se situata i ka fillesat prej 2 vitesh, ndërkohë duke siguruar se nuk ka vend për panik konfirmoi se 15 rastet e identifikuara janë të importuara nga jashtë.
“Në total janë 17 raste , prej të cilëve 15 janë të indetifikuara. Ajo që doja të thoja që rastet janë të importuara. Fillesa para dy vitesh. Rastet që janë identifikuara, dy raste nga Greqia, numri më i madh nga Guinea Ekuatoriale, një rast nga Kameruni. Përjashtuar rasti me Greqisë, rastet e tjetra kanë të bëjnë me lëvizjen e njerëzve”, theksoi Hoxha.
Hoxha theksoi se rastet e prekura kanë kaluar nga ISHP, kanë bërë vaksinat e duhura. Drejtori i ISHP, theksoi se personat që qëndrojnë pranë personave të prekur nuk rrezikohen që të infektohen.
“Na ka rezultuar se individët që jetojnë pranë personave të prekur nuk janë të infektuar. Në këtë kuadër nuk do të thotë se risku potencial nuk ekziston, pasi mushkonjat janë të pranishme”, theksoi Hoxha.
Hoxha nënvizoi se ISHP ka propozuar një plan masash të lidhura me pushtetin vendor dhe lokal dhe me DPSH e rretheve, për dezinfektimin e suksesshëm, teksa i bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
ISHP ka propozuar një plan masash të lidhura me pushtetin vendor, lokal, DSHP e rretheve dhe komunitetin lidhur me dezinfektimin. Sot kemi 15 raste që janë trajtuar dhe janë shëruar. Sa i takon pjesës së masave sa i përket përdorimit të mjeteve të ajrit është një nga mënyrat por kjo nuk është e vetmja.
Për herë të parë pas 50 vjetësh, bashkive dhe komunave iu dorëzohet udhëzuesi me të dhënat e fundit mbi vektorët (insektet) e rrezikshëm që qarkullojnë, ku më problematiku është ai i malaries anopfelis.
(e.m/BalkanWeb)