E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, fluks emigrantësh

Fluks i madh i emigrantëve janë shfaqur gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës. Kështu deklaroi në “Ora Live”, korespodenti ynë në Gjirokastër, ndërsa vuri në dukje se 5600 persona kanë dalë nga territori shqiptar dhe 2100 automjete.
 

Sipas tij, numri i emigrantëve ka qënë më i lartë orët e fundit, duke u kthyer kështu në vendet ku punojnë e jetojnë. Ndërsa pala shqiptare ka aktivizuar që prej fillimit të festave, kapacitetin e plotë të sportele, masat e ndërmara kanë qënë dhe më efektive. Vlen për tu përmendur fakti se policia ka ngritur postoblloqe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, ndonëse nuk është shënuar ndonjë aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›