E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri ne mbështetje të familjes Lelaj

Depueti i PDU, Dashamir Tahiri solidarizohet me familjen Lelaj duke kontribuar me ndihma materiale. Gjatë ditës së sotme, familja Lelaj humbi dy fëmijët e saj nga një kalorifer i ndezur, i cili ka shkaktuar një tragjedi, ne kete familje në qytetin bregdetar të Vlorës.
 

Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të natës, kur dy fëmijët Kristaq dhe Prishela Lelaj përkatësisht 3 dhe 4 vjeç janë gjetur të djegur nga fqinjët.

Ceremonia mortore do të mbahet nesër në Gorisht, ndërsa deputeti Tahiri do të mbulojë shpenzimet e varrimit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›