E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria, Shehu: Mbërrijnë 100 denoncime në ditë nga qytetarët

Në sallën operative të policisë së Tiranës mbërrijnë në një ditë rreth 100 denoncime nga qytetarët ku telefonojnë ngjarjet apo edhe aksidentet. Kjo sipas Lorenc Shehut, shefit të sektorit për rendin dhe sigurinë publike në drejtorinë e policisë së kryeqytetit tregon besushmërinë që qytetarët kanë nisur të krijojnë ndaj policisë. Madje këtë e tregon edhe dyfishimi i patrullës së përgjithshme në të gjithë qarkun dhe evidentimin dhe parandalimin e vjedhjeve apo edhe krimeve të tjera.

Por nuk do të mund të lihet pas as masa dhe gatishmëria që ka pasur policia e Tiranës për festat e fundvitit ku sipas Shehut në nisjen e viti 2011 nuk është regjistruar asnjë vepër e rëndë penale. Madje ndryshe nga vitet e tjera nuk ka pasur as krime të tjera, por kjo nuk ka ulur vigjilencën e uniformave blu e cila edhe në këto ditë të para të janarit vazhdon planin e masave të marra për festat.

Sipas shefit te sektorit për rendin dhe sigurinë publike në policinë e Tiranës një vëmendje e veçantë gjatë festave është përqëndruar edhe në ruajtjen e institucioneve të rëndësishme siç janë ambasadat apo edhe rezidencat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›