Tiranë, flakët shkrumbojnë një makinë

Zjarri ka perfshire nje automjet ne Tiranë nderkohe qe flaket kane perhapur panike ne banesat prane makines se parkuar.
Automjeti ishte parkuar prane lagjes “Siri Kodra” te qytetit, ndërkohë që forcat e policise kane nderhyre menjehere ne stabilizimin e situates.
Ende nuk dihet se kush është pronari i automjetit dhe shkaqet që çun në djegien e tij.
Sipas të dhënave të fundit për “Ora News”, mësohet se në vendgjarje ndodhen forca të shumta të zjarrëfikësve të cilët kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme. Tashmë pritet dhe një version zyrtar i ekspertëve të kriminalistikës.