Kakavijë, kapen 20 kg marijuanë, arrestohet një grek

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar sot 20 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e saj, një shtetas grek.
Sipas policisë është arrestuar shtasi grek Antonio Dudalaqis 24 vjeç pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa greke KPZ 1545 është gjetur e fshehur sasia e drogës prej 20 kg e llojit marijuanë.
Mësohet 24-vjeçari grek udhëtonte nga Gjirokastra drejt Athinës por është ndaluar nga policia shqiptare pas gjetjes së drogës në automjetin e tij.