E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e të moshuarit, Gjykata e Korçës liron 3 të rinjtë

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë sot tre të rinjtë të cilët akuzoheshin për vrasjen e një të moshuari.
 

Gjykata ka vendosur të lirojë Bledian, Edison e Marinel Demirin të cilët akuzoheshin se më datën 25 korrik kanë vrarë 78-vjeçarin Ali Zeneli.
 

Tre të akuzuarit janë liruar për mungesë provash pas 9 muajsh qëndrimi në paraburgim.
 

Ngjarja ka ndodhur në Pojan të Korçës ku i moshuari u gjet I masakruar me mjete të forta në banesën e tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›