E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej nga drejtësia italiane, kapet në Tiranë, 32 -vjeçari

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
 

Sipas policisë së kryeqytetit është arrestuar 32-vjeçari Ervin Ferhati i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Interpol Roma e kishte shpallur në kërkim për akuzat e pastrimit të parave, trafik me lëndët narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Sipas policisë për këto vepra penale 32-vjeçari ishte dënuar nga drejtësia italiane me 20 vjet burg.
 

Ndërkohë policia thekson se po kryhen veprimet proceduriale për ta dërguar 32-vjeçarin në vendin e vuajtjes së dënimit
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›