E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, kapen 108 kg marijuanë, pranga studentit

Plot 108 kilogramë marihuanë janë bllokuar sot nga policia pranë stacionit të policisë kufitare të Kakavijës. Në pranga përfundon transportuesi i drogës student në fakultetin ekonomik të Tiranës, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë 

KAKAVIJE- Policia sekuestroi sot 108 kilogram lëndë narkotike e llojit marijuanë e cila kishte destinacion Greqinë. Operacioni u krye nga policia kufitare e antikrimit dhe në pranga përfundoi Klodian Basha, student në Fakultetin Ekonomik. Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohen se ishin antëar të këtij trafiku droge. 

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›