Lezhë, 2 aksidente brenda 16 orëve

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur në harkun kohor të 16 orëve në superstradën Fushe-Krujë Lezhë. Kjo rrugë e njohur edhe si superstrada e vdekjes ka një numër shumë të lartë aksidentesh me pasoja të rënda. Në dy aksidentet e fundit një 18-vjeçar ka humbur jeën pasi është goditur nga një automjet në rrugë. Pak orë më vonë ka ndodhur edhe aksidenti i dytë kur një tjetër person është goditur dhe më pas tërhequr 50 metra zvarrë nga një automjet. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës.