Kakavijë, kapen 15,4 kg marijuanë
15,4 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia kufitare e Kakavijës, ndërsa në pranga është vënë edhe poseduesi i saj.
Lënda narkotike është gjetur në automjetin me targa AA 473 CF, me të cilin udhëtonte 27-vjeçari Ervis Myrtaj, nga qyteti i Fierit.
Lënda narkotike ishte fshehur në kroskotin e makinës dhe ishte ndarë në 14 pako të mbështjella me letër natriban.
Sipas policisë 27-vjeçari Myrtaj punonte si taksist i linjës Fier- Athinë, ndërsa synonte ta transportonte lëndën narkotike drejt Janinës. / G.N.