E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Organizata Kristiane djeg flamurin shqiptar

Organizata e njohur si “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare.

Videoja e publikuar nxjerr në sfond persona të maskuar që nën përcjelljen e këngës djegin flamurin shqiptar.  Ata bëjnë thirrje për bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre.

Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.

Lidhur me shfaqjen e kësaj videoje sot priten reagimet dhe komentet e institucioneve përgjegjëse shtetërore. / INA

httpv://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=sGXRhb7JxXE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›