E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja Gërdeci, sot jepet verdikti për 29 të pandehurit

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot vendimin për 29 të pandehurit e procesit Gërdeci. Vendimi, i cili pritej të jepej javën e kaluar, u shty për në senacën e sotme për shkak të kompleksitetit dhe volumit të çështjes në shqyrtim.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për ish-drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil, Mihal Delijorgji dhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxhollin.

Ndërsa 23 vite burg janë kërkuar për Sokol Ngjeçin dhe 8 vite për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha.

Tragjedia e 15 marsit 2008 u mori jetën 26 personve dhe shkatërroi dhjetëra biznese të zonës. / G.N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›