Aksident në Lezhë, përplasen 2 makina, 6 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Dy automjete, njëra me targë AA 413 DG dhe tjetra me targë LE 7405A janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë plagosur 6 persona ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Mësohet se në njërën nga automjetet e aksidentuara udhëtonin 4 anëtarë në të njëjtës familje të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Sipas policisë një prej të plagosurve i cili është në gjendje të rëndë është transportuar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.