E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 36-vjeçari për plagosje

Arrestim / Foto arkiv

Një 36-vjeçar nga Korça është vënë në pranga për plagosje me dashje.

Burime nga policia bëjnë me dije se Leonidha (Bledar) Kapi, banues në lagjen nr 6 në Korçë, është arrestuar ditën e djeshme, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta A.K., 38 vjeç.

I plagosuri është transportuar në Tiranë, për një mjekim më të specializuar, për shkak të dëmtimeve në sy.

Materialet në ngarkim të 36-vjeçarit Kapi i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›