E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosin kushëririn, arrestohen

Arrestim / Foto arkiv

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, në fshatin Fushë-Milot të rrethit të Kurbinit.

Besian Përdoda, 24 vjeç, është dërguar në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të rënda, ndërsa policia ka arrestuar dy autorët e ngjarjes, Preng Përdoda dhe Kastriot Përdoda.

Sipas policisë së Kurbinit, ngjarja ka ardhur pas një sherri për motive pronësie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›