Kriza, PS: Komisiontë ri hetimor përzgjedhjet e qershorit
TIRANE- Partia Socialiste kërkon rrëzimin e komisionit hetimor të ngritur vetëm me votat e maxhorancës, pak kohë më parë dhe ngritjen e një komisioni të ri hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Kjo është edhe zgjidhja që rezoluta e parlamentit Europian jep për zgjidhjen e krizës politike sipas opozitës. Në emër të socialistëve, deputeti Taulant Balla i bëri thirrje sot kryeministrit të “dëgjojë Europën sa nuk është vonë.. dhe të veprojë një orë e më parë.” Si dhe shprehu gadishmërinë e forcës së tij politike për të jetuar rezolutën.
Rezoluta- sipas socialsitëve- shpall të pavlefshëm komisionin e ngritur në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës, dhe kërkon ngritjen e një komisioni të ri ku opozita duhet të ketë shumicën dhe kryetarin. Ky Komisioni duhet të ketë mandat hetimor për materialet elektorale me qëllim transparencën e procesit të 28 qershorit.
“Parlamenti Europian kërkon ngritjen e një komisioni të ri hetimor, duke e bërë nul përfundimisht komisionin e Saliut. Komisioni i ri hetimor duhet të ketë rregulla të qarta, shumicë të opozitës dhe të drejtohet nga opozita. Rezoluta e Parlamentit Europian shkon edhe më tej, duke kërkuar që komisioni i ri hetimor, me shumicë dhe kryetar të opozitës, të ketë mandat për të hetuar materialet elektorale të zgjedhjeve të fundit.”- tha deputeti Balla në një prononcim për shtyp nga selia rozë.
"Nëse Sali Berisha e do vërtet integrimin e Shqipërisë në Europë, le ta dëgjojë Europën sa nuk është vonë, të heqë dorë nga politika e tij refraktare dhe sabotuese, dhe të veprojë një orë e më parë."- nënvizoi Balla
Deputeti përsëriti qëndrimin e socialistëve se hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve nuk kërkohet për të ndryshuar rezultatin, por për të kuptuar qartë manipulimet që kanë ndodhur më 28 qershor.
(s.g/BalkanWeb)