E Diel, 1 Nëntor 2026

Zapatero i emocionuar:Një rezultat i shkëlqyer

MADRID- Kryeministri spanjoll Hoze Luis Rodrigez Zapatero ka dalë në një konferencë të posaçme për shtyp për të folur për fitoren e Spanjës kundër Gjermanisë dhe arritjen për herë të parë në finale.

“është një emocion i madh, sepse Spanja mori një rezultat të shkëlqyer dhe bëri një ndeshje të madhe, - u shpreh Zapatero. – Sot është një ditë e madhe për ne dhe shpresoj që të dielën të jetë sërish kështu”, shtoi kryeministri spanjoll në konferencën e mbajtur në Moncloa Palace.

Ndërkohë, kreu i qeverisë i pyetur nëse do të jetë në finalen e 11 korrikut kundër Holandës, u përgjigj: “Sa për finalen, dua t’ju them se kam një axhendë shumë të komplikuar. Nuk kam marrë ende një vendim, por punët e shtetit janë përgjegjësia ime e parë. Kështu që do të varet nga punët që do të kem, pastaj do të marr një vendim”, shtoi Zapatero.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›