Gjykimi i Haradinajt, Kabashi kthehet në bankën e të akuzuarve
HAGE- Ish pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi nga dëshmitar do të ulet në bankën e të akuzuarve. Gjatë seancës së sotme, Kabashi përsëriti se nuk është në gjendje të dëshmojë. Në këko kushte gjykata vendosi lirimin e tij si dëshmitar dhe ngritjen e akuzës për veprën penale të shpërfilljes së gjykatës. Kabashi do të paraqitet para kësaj gjykate të premten.
Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, u arrestua javën e kaluar në Holandë pasi akuzohej se në vitin 2007 nuk kishte pranuar të dëshmonte lidhur me çështjen 'Haradinaj', edhe pse ai gjendej në sallën e gjykatës. Kabashi refuzoi të dëshmonte, me arsyetimin se gjykata nuk ofronte mbrojtje të mjaftueshme për dëshmitarët.
Përgjatë tre ditëve të dëshmisë së tij, Kabashi, i cilësuar nga prokuroria si dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër ish kryeministrit kosovar, nuk e inkriminoi atë lidhur me akuzat për krime lufte në rigjykimin e Gjykatës së Hagës.
Kabashi mohoi ekzistencën e burgut të Jabllanicës në komunën e Gjakovës dhe deklaroi para gjykatësve se nuk kishte asgjë për të dëshmuar në lidhje me akuzat, duke i cilësuar ato"gënjeshtërta"
Kabashi mohoi gjithashtu që në Jabllanicë të ketë pasur të burgosur, duke thënë se kazermat madje kanë qenë pa dyer e dritare dhe njerëzit
kanë mundur të hyjnë e të dalin kur kanë dashur. Ishanëtari i UÇK-së akuzoi prokurorin se po kryente krime vetë, duke mos zbardhur vrasjet e shqiptarëve
të ndodhura në Dubravë e Bodrum.
(s.g/balkanWeb)