E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, pengohet për disa orë lëvizja e autobuzëve

Mbi 70 autobusë grekë bllokuan për disa orë kalimin e autobuzëve drejt Greqisë në pikën e kalimit të Kakavijës por më pas situata është normalizuar.

Qindra pasagjerë në autobusët shqiptarë të linjave të udhëtimit ndërkombëtar qëndruan për disa orë në kufi sepse autobusët grekë nuk lejonin vijimin e udhëtimit për shkak të një proteste të nisur.

Protesta e autobuzëve grekë kishte të bënte me vendimin e një dite më parë të Gjykatës Administrative të Athinës e cila lejoi hyrjen e 22 kompanive shqiptare të operojnë në territorin grek në linjat e autobusëve.

Ndërkohë, ditën e djeshme reagoi edhe dega e Partisë Socialiste të Shqipërisë në Greqi e cila e konsideron si tepër shqetësuese situatën e krijuar nga bllokimi i licencave të 22 kompanive të transportit të udhëtarëve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas degës së PS-së në Greqi, autoritetet greke kanë ngritur barriera artificiale për kompanitë e transportit shqiptare, duke i detyruar ato që të kenë partnerë grekë, teksa këta të fundit e kanë të pamundur të përmbushin detyrimet që imponon legjislacioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›