Lezhë, 10 fëmijë shtrohen në spital, dyshohet për helmim

Dhjetë fëmijë të një çerdheje në qytetin e Lezhës janë shtruar prej 3 ditësh në spitalin e qytetit ndërsa dyshohet se ata janë helmuar.
Fëmijët kanë simptoma helmimi por gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e rëndë dhe janë duke marrë mjekimin e nevojshëm.
Prindërit e tyre pretendojnë se fëmijët janë helmuar si pasojë e ushqimit që konsumojnë në çerdhe.