E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet një 21-vjeçar për grabitje me armë

Në pranga ra  Mariglen Hoxha, 21-vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u arrestua pasi nga hetimet rezulton që më datë 08 Korrik 2012, ka vjedhur me dhunë dhe armë shtetasin O.Rustemi, duke i marrë atij shumën e parave prej 20.000 lekësh, ku i dëmtuari ishte i punësuar si shpërndarës ushqimesh fast –food.

Aktualisht nga këto struktura po punohet për kapjen edhe të bashkëpunëtorit tjetër të tij, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes me armë.  /Start/
 

                                                                                             2012-09-08 14:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›