Protestë e autobusëve në Kakavijë

Shkak është bërë një vendim i Ministrisë greke të Transportit, e cila ka vendosur t’u heqë licencat të gjitha kompanive të udhëtimit drejt shtetit helen që kanë pronarë shqiptarë, ose që janë themeluar në Shqipëri. Kjo ministri pretendon se kompanitë kanë mungesë dokumentacioni.
"Prej mbrëmjes së djeshme korsia e autobusëve në doganën greke është bllokuar nga 70 autobusë të 22 kompanive shqiptare", theksoi zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Sipas tij, bllokimi i korsisë së autobuzëve në doganën greke nga kompanitë shqiptare pritet të vazhdojë më tej, deri në respektimin e vendimit të Gjykatës Greke, që një ditë më parë urdhëroi shfuqëzimin e vendimit të Ministrisë së Transportit grek.
Rreth tre muaj më parë, Ministria Greke e Transportit i ka çuar një vendim qarkut të Epirit të Veriut dhe atij të Maqedonisë Perëndimore, duke kërkuar që të ndalonin hyrjen e autobusëve të 18 kompanive shqiptare, sepse nuk u përmbahen kushteve të sigurisë teknike të automjeteve, duke vënë në rrezik jetët e pasagjerëve. Sipas vendimit, 27 kompani nuk kanë dorëzuar në afat dokumentet përkatëse plotësuese që u janë kërkuar prej organeve greke, ndërsa dhjetë të tjerat kanë paraqitur mungesa të theksuara në dokumentacion. Ndërkohë, të premten Gjykata Administrative në Athinë mori vendim të prerë, duke e konsideruar vendimin e ministrisë greke si të jashtëligjshëm. /Start/
2012-09-08 13:03