Tiranë, sherr për parkimin, roja plagos me armë 33-vjeçarin

Një plagosje me armë është shënuar pasditen e sotme në periferi të kryeqytetit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek “Kthesa e Kamzës” ku një i ri, të cilit i dihet vetëm emri Adrian rreth 33 vjeç është qëlluar me armë nga roja e një parkingu ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin.
Sipas policisë është arrestuar 32-vjeçari Besnik Ismailgjeci i cili ka plagosur të riun pas një sherri për një vend parkimi.
Mësohet se roja e parkingut ka qëlluar mbi 33-vjeçarin pasi ky i fundit ka dëmtuar disa automjete.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Ndërkohë policia ka marrë në pyetje autorin e plagosjes së të riut për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.