Reeker: Demontimi i armëve rrit sigurinë në vend

Ai theksoi se "shkatërrimi i municioneve të tepërta e bën Shqipërinë dhe rajonin më të sigurt".
"Ishte shumë interesante për mua të shihja nga afër uzinën dhe jam shumë krenar që SHBA-ja ka pasur mundësi të kontribuojë në procesin e çmilitarizimit", tha Reeker.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u shpreh se "linjat e kësaj uzine janë kontribut i posaçëm i Departamentit të Shtetit, ndaj dhe falënderoj zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit për ndihmën që ka dhënë për këtë proces të demilitarizimit, që në analizë të fundit është me të vërtetë një punë e përbashkët dhe një sukses i përbashkët".
Në vijim të vizitës së tij në Elbasan, zyrtari i lartë amerikan zhvilloi një takim me vullnetarë të Korpusit të Paqes si dhe me kreun e Bashkisë. /Start/
2012-09-08 14:17