E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et PS serish akuza Rulit

Partia Socialiste ka akuzuar sërish sot ministrin Genc Ruli, në kohën kur drejtonte dikasterin e Ekonomisë, për abuzim me koncesionet e HEC-eve.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja Ermonela Felaj ka deklaruar se Ruli ka prishur në favor të interesave personale tenderat për dhënien e koncesioneve.

“Ruli të përgjigjet për koncesionet e HEC-eve në pellgun Bëncë-Prognat. Të tregojë kush e ka marrë të drejtën e ndërtimit të këtyre HEC-eve, të tregojë pse janë prishur garat për dhënien e koncesioneve. Por Ruli nuk përgjigjet pasi zbardhja e kësaj cështjeje do ta conte para drejtësisë”, ka pohuar Felaj.

Partia më e madhe e opozitës dhe e vetmja e përfaqësuar në Parlament, ka premtuar se së shpejti do të publikojë fakte që vërtetojnë shkeljet e kryera nga ish-ministri i Ekonomisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›