Itali, bombë para shkollë, vdes 16-vjecarja, policia: Sulmi mafioz
BRINDIZI- Një nxënëse 16-vjecare ka vdekur, ndërkohë që 7 të tjera janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Institutit teknik Movilo Falkone në qytetin jugor italian të Brindizit. Mësohet se viktima quhet Melissa Bassi 16-vjece, ndërkohë që identiteti i nxënësve të tjera ende nuk bëhet i ditur, por mësohet se njëra prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mediat italiane, të cilat bëjnë me dije lajmin, raportojnë se shpërthimi u shkaktua nga dy ose ndoshta tri bombola të gazit të lidhura me njëra –tjetrën të vendosura pranë murit të Institutit. Sipas policisë, shpërthimet ndodhën pak minuta para se ora të shënonte 8:00, duke shkaktuar frikë dhe panik tek nxënësit që po futeshin në shkollë.
Policia nisi menjëherë evakuimin e shkollës, ndërkohë dyshimet e para flasim për një sulm të organizuar kriminal, në prag të përvjetorit të sulmit ndaj Giovanni Falcone, gjykatësit të ekzekutuar nga mafia italiane në vitin 1992.
Instituti teknin, emri i së cilit është vendosur për nder të gjykatësit Giovani Falcone dhe gruas së tij, ndodhet në një distancë të shkurtër nga Pallati i Drejtësisë, ku mëngjesin e sotëm një protestë antimafia do të parakalonte pranë shkollës ku ndodhi sulmi.
(el.me/BalkanWeb)