Kakavijë, sekuestrohen 8 kg mariuanë në një autobus
KAKAVIJË- Sekuestrohen 8 kg mariuanë në pikën kufitare të Kakavijës. Droga u gjet pas kontrollit të ushtruar në bagazhet e pasagjerëve që udhëtonin me autobusin e linjës “Vlora Super Ekspres SH.P.K”, që kryente linjën Shqipëri-Greqi.
Nga kontrolli i ushtruar në bagazhet e pasagjerëve, në njërën prej valixheve rezultoi se brenda saj, maskuar me mbulesën e fundit të valixhes ndodhej një pako e mbështjellë me letër natriban transparente, dhe kishte lëndë narkotike të presuar e llojit mariuanë.
Punonjësit e Policisë kufitare kanë shoqëruar shtetasin që posedonte valixhen, Albano Merkaj, i datëlindjes 1987, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë me 6 muaj burg për vjedhje. Ndërkohë që autobusi së bashku me pasagjerët në përfundim të veprimeve paraprake hetimore dhe proceduriale është lënë i lirë të vazhdojë rrugën për në Athinë.
(m.a/News24/BalkanWeb)