E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet para trenit, humb jetën 35-vjeçari

Librazhd-Një i ri është hedhur në shinat e trenit gjatë kalimit të linjës Tiranë-Pogradec. Burime të policisë njoftuan se një shtetas, fillimisht i paidentifikuar, është hedhur ndërkohë që treni ishte në lëvizje e si pasojë, trupi i tij është copëtuar. Agjentëve u është dashur kohë për të bërë identifikimin e kufomës së ndarë në dy pjesë. Pasi një pune hetimore është bërë i mundur identifikimi i personit të vrarë. Sipas policisë, ai quhet Fatmir Bisku, 35 vjeç, me banim në Pishkash të Librazhdit. Nga të dhënat e para pas identifikimit të kufomës mësohet se ky shtetas vuante nga probleme mendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›