Kakavijë, sekuestrohet 10 kg drogë dhe 60 bombola me gaz kontrabandë
KAKAVIJE- Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar pasditen e sotme 10 kilogramë marijuanë dhe 60 bombola me gaz për motorët frigoriferikë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në pikën doganore të Kakavijës, është bllokuar lënda narkotike dhe gazi për motorët frigoriferikë, i cili është i ndaluar në Europë.
Pas kontrollit të ushtruar në kamionin me targa TR 5339 F, rezultoi se në shasinë mjetit ishte fshehur edhe sasia e marijuanës prej 10 kilogramë. Lënda narkotike dhe gazi kishin si destinacion, vendin fqinj, Greqinë.
22 prej bombolave të sekuestruara nga policia kufitare, ishin me peshë nga 14 kg secila.
Policia arrestoi drejtuesin e kamionit Kosta Dogjani, 61 vjeç, nga Tirana, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)